TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tirana është përfshirë nga kaosi në natën para finales të Ligës së Konferencës mes Romës dhe Fejnord. Policia e kryeqytetit është shpërndarë në pika të ndryshme duke mbajtur larg njëra-tjetrës tifozeritë, por nuk ka evituar dot përplasjet me ta.
Në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë video të shumta të këtyre përplasjeve të regjistruara sidomos me tifozët e Romës të cilët janë shfaqur shumë të dhunshëm, në rrugët e Tiranës dhe me shkopinj e sende të forta nuk kanë ngurruar të reagojnë ndaj policisë, duke u kthyer vazhdimisht edhe në rrezik publik apo dëmtuar pronën publike.