AKTUALITET, 24 Maj 2022, 22:57

Përplasje të shumta në Tiranë një ditë para ndeshjes, tifozët e Romës dhe Fejnordit shkaktojnë disa incidente! Ja zonat më të “nxehta”

Përplasje të shumta në Tiranë një ditë para

Një ditë para ndeshjes situata mes dy tifozerive të skuadrave që do të zbresin ditën e nesërme në fushën e blertë duket se ka dalë jashtë kontrollit.

Mbrëmjen e sotme janë regjistruar disa incidente në zona të ndryshme të kryeqytetit ku janë lënduar dy efektivë policie dhe një tjetër person u plagos pasi u godit me karrige.

Poll

Zonat më të nxehta të incidenteve janë ato të "Pallatit me Shigjeta", zona e Drejtorisë së Policisë, pedonalja dhe "21 Dhjetori".

Policia ka vendosur kordonë sigurie në disa zona të ndryshme për të shmangur përplasjet mes dy grupeve të tifozëve.

Pre e sulmeve të tifozëve kanë rënë edhe uniformat blu, ndërkohë që te Drejtoria e Policisë së Tiranës një makinë e patrullës është sulmuar me objekte të forta.