TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një qytetar shqiptar është rrahur nga tifozët hollandezë të Fejnord, të cilët kanë qenë në gjendje të dehur.
Ngjarja ka ndodhur në kafe "Europa".
Shtetasi shqiptar, me inicialet A.G, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Shtetit bën me dije se për ngjarjen janë shoqëruar tetë shtetas hollandezë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Më datë 24.05.2022, te kafe "Europa" disa shtetas holandez (tifozë), në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç. Gjatë konfliktit fizik është dëmtuar shtetasi A. G., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 8 shtetas holandezë. Grupi hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.