AKTUALITET, 24 Maj 2022, 23:37

Përplasjet e dhunshme mes tifozëve të Romës dhe Fejnordit në Tiranë, shkon në gjashtë numri i policëve të plagosur

Përplasjet e dhunshme mes tifozëve të Romës dhe Fejnordit

Ka shkuar në gjashtë numri i efektivëve të plagosur si pasojë e përplasjeve të dhunshme të shkaktuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet nga grupet e tifozerive të Romës dhe Fejnordit.

Policia ka nisur shoqërimin e tifozëve problematikë të cilët kanë shkaktuar incidente në disa zona të ndryshme.

Ndërkohë janë ngritur disa kordonë sigurie në pikat hyrëse të rrugëve ku janë mbledhur tifozët e dy skuadrave për të shmangur një përplasje të mundshme mes tyre.

Poll