TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas përplasjeve të shumta në rrugët e kryeqytetit mes grupeve të tifozerive dhe efektive të policisë kanë nisur edhe shoqërimet e para.
Burime bëjnë me dije se në Komisariatin nr. 3 në Tiranë janë dërguar me furgon policie tre tifozë të cilët dyshohet se janë përfshirë në akte dhune në Tiranë.
Nuk dihet ende se cilës skuadër i përkasin ata. Përplasjet janë shtrirë në disa zona të ndryshme të Tiranës ndërkohë që policia ndodhet në terren për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.