TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bonusi i bebes është përfituar nga më shumë se mbi 42 mijë foshnje përgjatë vitit 2023.
Sipas të dhënave nga raporti i Monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, 46% përfituesve janë fëmijë të emigrantëve që jetojnë jashtë.
Në total, për vitin 2023, fondi i shpërndarë ishte rreth 33 milionë euro. Ajo çfarë vihet re është se numri i bebeve përfituese të bonusit që jetojnë jashtë ka ardhur në rritje vit pas viti.
Edhe në vitin 2022, nga 42,504 përfitues të bonusit, rreth 43% e tyre ishin për lindjet jashtë. Ndërsa në vitin 2021 ato zinin rreth 38% nga totali i përfituesve.
Për shkak të numrit të lartë të përfituesve të porsalindur jashtë vendit, vitin e shkuar qeveria ndryshoi politikat sociale për shpërndarjen e bonusit të bebeve, një program që ka nisur zbatimin prej 2019-s. Sipas ndryshimeve në tetor 2023, u përjashtuan nga përfitimi të porsalindurit që nuk janë rezidentë në Shqipëri.
Në 4 vite, qeveria ka dhënë 148 milionë euro për programin e bonusit të bebes, i cili mbështet familjen nëpërmjet dhënies direkte të çekut që tërhiqet nga nëna, me vlerën e 40 mijë lekëve për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë.