AKTUALITET, 5 Mars 2022, 22:30

Votohet në gjashtë bashki të vendit/ KQZ: Materialet zgjedhore janë shpërndarë në të gjitha qendrat e votimit

Votohet në gjashtë bashki të vendit/ KQZ: Materialet zgjedhore

Të dielën e 6 Marsit 654 qytetare në 6 bashki të vendit do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e tyre vendorë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka shpërndarë plotësisht bazën materiale për procesin e zgjedhjeve të pjesshme.

Ulja e temperaturave, e shoqëruar me reshje bore rrezikoi shpërndarjen e materialeve në zonat e thella të Dibrës dhe Shkodrës. Ndërkohë në Lushnjë, u raportuan vonesa për shkak të tensioneve mes komisionerëve demokrat, disa prej të cilëve erdhën me vonesë për të marrë kutitë e votimit dhe materialet e tjera zgjedhore.

Zgjedhje do të mbahen në bashkitë: Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës, ndërsa kryetarët e rinj të këtyre bashkive do të qëndrojnë në detyrë për afërsisht 1 vit deri në zgjedhjet e ardhshme vendore.