TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktivisti Ervin Goci u ka bërë thirrje studentëve e qytetarëve që t’u bashkohen protestave kundër rritjes së çmimeve në vendin tonë.
Gjatë fjalës së tij, Goci tha se këtu bëhet për një çështje madhore, ndaj dhe Kryeministri Edi Rama del dhe flet për këtë disa herë në ditë.
“Është një emocion shumë i madh, pasi sheshi është plot. Më shumë se kjo protestë, shqiptarët e kanë kuptuar se Shqipëria duhet të jetojë në një regjim të ri, ai i rezistencës së përditshme. Na shkruajnë çdo ditë. Na thonë që vazhdoni ecni.
Ne do ta vazhdojmë këtë protestë. Jemi në fazën që kemi krijuar një unison, të gjithë lëvizjet e qytetarëve, kanë disa kërkesa që bashkohen, por kanë autorin nga pas që i thonë, po nuk i plotësove, do i marrësh kostot.
Ne kërkojmë kompetencat qeverisëse, nëse nuk i plotëson, largohu. Doja t’i bëjë thirrje studentëve, njerëzve që këtë janë prisnin që të merrnin diçka nga shteti, morën një thes miell. Gjithë kjo javë të ketë shërbyer që dikush të marrë kurajon dhe të dalë në protestë. Me këtë kauzë që ne kemi, ju betohem se dhe nëse dy veta të jemi në këtë shesh, ne kemi fituar. Nuk është rastësore që ai zotëria flet dy herë në mëngjes, tre herë në drekë dhe katër herë në darkë. Ndaj ne do të ecim” – tha Goci.