TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjatë ditës së sotme, familjarët e Mateo Vasiut, 8-vjeçarit i cili u vra në mënyrë mizore nga fqinji i tij Klodian Çalamani protestuan për disa minuta para burgut të Vlorës, aty ku 38-vjeçari vuan dënimin.
‘Balkan Web’ raporton se gjendja e Çalamanit në burgun e Vlorës paraqitet e qetë dhe se vijon të qendrojë në izolim në ambientet e këtij burgu.
Ai nuk është vizituar në burg nga asnjë i afërm i tij, dhe asnjë prej të burgosurve nuk i ka ofruar veshje, duke mbajtur të njëjtën veshje që kishte kur u arrestua.
Çalamani nuk ka as përfaqësues ligjor, pasi edhe avokati i caktuar nga shteti nuk ka pranuar që të përfaqësonte këtë çështje. Vrasja e Mateos ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërkohë që familja e tij po bën një peticion ku kërkon dënimit me vdekje të autorit.
Klodian Çalamani, vrasësi i 8-vjecarit Mateo Vasiu në Grecalli të Fierit, është izoluar prej mbrëmjes së 18 nëntorit në paraburgimin e Vlorës. Kjo për të shmangur sulmet që mund të bëjnë ndaj tij të gjithë të paraburgosurit e tjerë.
E gjitha pasi ai, më 16 nëntor rrëmbeu, vrau dhe më pas varrosi në oborrin e banesës së tij të miturin, por u arrestua në të njëjtën ditë.
Ndërkohë që ngjarja ka tronditur të gjithë vendin, duke bërë që familjarët por edhe qytetarë të nisin një peticion për mbledhjen e firmave, në mënyrë që në vend të rikthehet dënimi me vdekje.