AKTUALITET, 21 Nëntor 2021, 11:55

Familjarët e Mateos vijojnë protestën në Vlorë, bllokojnë rrugën Transballkanike: Duam drejtësi!

Familjarët e Mateos vijojnë protestën në Vlorë,

Pasi protestuan para paraburgimit të Vlorës, familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, i cili u vra nga 38-vjeçari Klodian Çalamani, kanë vijuar tubimin e tyre paqësor në brendësi të qytetit.

Familjarët kanë bllokuar rrugën Transballkanike dhe janë ulur në mes të asfaltit. Ata njëzëri bëjnë thirrje për drejtësi.

Në foton e mësipërme shihen familjarët teksa mbajnë në duar pankarta me mbishkrimin “Duam drejtësi për Mateon” dhe të gjithë qajnë.

Kjo protestë është mbështetur edhe nga shumë qytetarë të Vlorës, të cilët i janë bashkuar tubimit.

Ndërkohë, policia e Vlorës ka lejuar që familjarët të vijojnë protestën e tyre.

Kujtojmë se familja e vogëlushit po bën një peticion ku po mbledh firma që autori të dënohet me vdekje.