AKTUALITET, 21 Nëntor 2021, 10:23

Vrasja e Mateos, familjarët protestë para burgut ku mbahet Klodian Çalamani: Kriminel i mallkuar!

Vrasja e Mateos, familjarët protestë para burgut ku mbahet Klodian

Familjarët e Mateos së vogël, i cili u vra barbarisht nga fqinji i tij Klodian Çalamani, nuk janë mjaftuar vetëm me peticionin për dënimin me vdekje të autorit.

Ata janë zhvendosur sot para burgut të Vlorës, ku po mbahet i burgosur 38-vjeçari.

Siç shihet edhe nga pamjet, me pankarta dhe thirrje me zë të lartë, familjarët tentojnë që të hyjnë në ambientet e burgut, ndërsa ata kërkojnë drejtësi.

“Dua të vërtetën. Dua drejtësi për atë kriminel të mallkuar. I poshtri. Duam të dimë pse e vrau. Duam drejtësi.

Duam të dimë të vërtetën se pse e vrau një fëmijë 8-vjeç. Mos na e fshihni kriminelin. Ju mbani kriminelin një kriminel. Për ça e mbani në izolim?! Të vijë të flasë këtu me ne.”, tha nëna.

Prindërit e vogëlushit, bashkë me vëllain e viktimës, dhe familjarët e tyre i janë afruar kangjellave të burgut, ndërkohë që një kordon policie qëndron para tyre për mbarëvajtjen e situatës.