TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Flamur Noka dhe Gazment Bardhi, janë përplasur live në televizionin News24, lidhur me faktin nëse në PD ekziston zyra e protokollit dhe ku duhet të depozitoheshin firmat e delegatëve.
Deputeti Noka pretendon se në PD nuk ka një zyrë protokolli. Kjo ka bërë që të ndërhyjë në një lidhje telefonike Gazment Bardhi. Gjatë fjalës së tij, Bardhi u shpreh i gatshëm duke ftuar këdo edhe deputetin Noka që të vizitojë zyrën e cila ndodhet në katine parë të selisë blu.
Kujtojmë se Gazment Bardhi, pretendon që firmat e 4200 delegatëve, që kanë thirrur mbajtjen e Kuvendit të PD, duhet të ishin depozituar në zyrën e protokollin. Ndërkohë, Sali Berisha pretendon se kjo nuk ekzsiton në statut dhe se Kuvendi i thirrur në mënyrë të jashtëzakonshme, mblidhet vetë dhe për këtë nuk duhet leja nga lidershipi i partisë.
Debati:
Flamur Noka: Nuk na e kishte marrë mendja që do hiqeshin pika të ndryshme në nenin për mbledhjen e Kuvendit. Në PD nuk ka zyrë protokolli. Ne nuk mund t’i dorëzojmë firmat tek sporteli. Pse e bëmë ne këtë? Vetem për transparencë i dorëzuam tek i vetmi instuticion i ligjëshëm, Kuvendi Kombëtar. Ata kanë firmosur për shkarkimin e Bashës dhe Bardhit, nuk mudn t’i çoj t’i verifikojnë ata.
Gazment Bardhi: Nuk është çështje versionesh. Nuk ka zyrë protokollesh të regjistrohet në QKR. PD ka zyrë protokollesh. Noka e di shumë mirë mkëtë. Çdo letër protokollohet në zyrën e protokolleve. Noka e di procedurën si mblidhet Kuvendi Kombëtar. Kjo është çështje statuti dhe nuk ka lidhje as me QKR dhe as me ndonjë instuticion tjetër. PD është institucion, ku vulosen dhe protokollohen shkresa. Çdo shkresë që hyn merr një numër protokolli. Kush ka interes e ftoj nesër të vizitojë ambientet. Nuk ka ndryshuar statuti. Nenet janë identikie me atë të 2009-ës.
FlamurNoka: Nuk ka asnjë nen që firmat duhet t’i çohen firmat sekretarit. Ju duhet të sqaroni demokartët se nuk keni një rregullore të organizimit të saj.
Gazment Bardhi: PD ka një numër punonjësish të saj dhe çdo detyrë ndahet mbi bazën e detyrave që janë. Zonja përveç detyrës së sportelistes është edhe protokolliste.
Flamur Noka: Ajo nuk është protokolliste. Unë nuk flas kot. Nuk ka asnjë zyrë protokolli.
Gazment Bardhi: Zonja është ngarkuar që në qershor me detyrën e specialistes së protokollit.
Nëse ka zyrë protokollesh a i çon firmat atje?
Flamur Noka: Unë bëj çfarë thotë statuti, jo çfarë thotë Gazi.
Gazment Bardhi: Nëse Noka do të kishte patur interes do të kishte dashur dialog në Kuvend do të kishte ndjekur procedurën, që ai vetë e ka thënë më 29 tetor. Kryetari nuk ka folur për përjashtime, por mbrojtje të interesave të PD. Nëse dikush dëmton atë interes rregullat e statut do të duhet të zbatohen. Situata e krijuar në PD në këto mkoment është duke i shërbyer Edi Ramës. Kemi dy muaj që merremi me njëri-tjetrin ndërkohë që duhet të merreshim me Edi Ramën.