AKTUALITET, 21 Nëntor 2021, 10:51

'Budallenjtë shkelin statutin'/ Ristani komenton përjashtimet në PD: Do të na mbajnë me humor deri në datën 11

'Budallenjtë shkelin statutin'/ Ristani komenton

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani ka reaguar pas shkarkimit të Sekretares së degës lokale të PD në Sarandë, Matilda Qurku. 

Kjo e fundit u shkarkua sot nga funksioni me urdhër të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi pasi mori pjesë në 'Foltore'.

Ristani thotë se shkarkimet në PD po bëhen në shkelje me statutin. 

Postimi i plotë:

Ne nje barsalete te vjeter, komisioni vendos te kaloje nje budalla qe sdinte asgje, vetem per arsye se ai ishte kembengules ne budallikun e vet. 

Sot eshte shkarkuar sekretarja e deges se PD Sarande, sipas lajmeve nga sekretari i Pergjithshem i PD. 

Sipas statutit te PD, sekretari i deges se PD, emerohet dhe shkarkohet nga Kryesia e PDSh, por budallenjte vazhdojne me kembengulje te shkelin statutin. 

Te pakten do na mbajne me humor deri ne date 11.