TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi nga Kuvendi ka komentuar kushtin e qeverisë për kontratën 5-vjeçare ndaj studentëve të mjekësisë, ku tha se ky ligj nuk është antikushtetues dhe se asnjë lloj detyrimi.
Kushti tha se qëllimi i këtij projektligji është që studentët e diplomuar të qëndrojnë në vend dhe të plotësohen nevojat për mjekë e specialistë, pasi Shqipëria ka nevojë për ta.
“Kredia studentore i jep mundësi maturantëve që të ndjekin studimet, i bëj thirrje pasi sot kanë një mundësi më shumë. Një detyrim i arsimit të lartë, nuk mburremi për këtë nisëm.
Dua ta theksoj, ligji nuk është antikushtetues. Nuk detyron askënd, u jep mundësi që studentët të zgjedhin. Marrëveshjen e shkruajnë ata që e ndjejnë, që pas diplomimit të punojnë në Shqipëri. Thelbi është të mbështesim më shumë ata që qëndrojnë në Shqipëri. Ligji jo vetëm që s’është antikushtetues, ligji është mekanizëm që ne të përmendim detyrimin kushtetues për të plotësuar nevojat për mjekë dhe specialistë. Të plotësojmë nevojat për burime njerëzore.
Shërbimi që marrin sot qytetarët është shumë herë më i mirë nga ai çfarë bëhej para shumë vitesh, por gjithashtu e vërtetë që kemi ende punë për të bërë. Fenomeni i largimit të mjekëve është realitet jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin e vendet e BE”, tha Kushi.