AKTUALITET, 5 Mars 2023, 12:57

I dënuar në Greqi me 15 vite burg, arrestohet 48-vjeçari shqiptar në pikën kufitare

I dënuar në Greqi me 15 vite burg, arrestohet 48-vjeçari

Një 48-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar në kufirin greko-shqiptar, nga policia fqinje.

Rezulton që shqiptari është dënuari në Greqi me 15 vjet burg dhe 15000 euro gjobë.

Ai akuzohet për shkelje të ligjit mbi emigrantët. Arrestimi i tij është kryer në pikën kufitare Kapshticë, gjatë kontrollit të pasaportës nga pala greke.