TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, ka vlerësuar protestën e djeshme të opozitës në Tiranë. Noka i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” theksoi se shqiptarët u zgjuan pas 12 vitesh dhe e djeshmja ishte pikë kthese e mosbindjes civile. Më tej, Noka akuzoi SPAK-un si strukturën përgjegjëse që amnistoi krimin zgjedhor në Shqipëri me vendimin e parë të tij.
"Ajo që vlen të përmendet dhe që unë dua ta them sot këtu në median tuaj, 24 orë pas, një mirënjohje të pakufijshme, për të gjithë ata qytetarë që vërshuan në Tiranë, iu bindën thirrjes së PD dhe opozitës, për të zbatuar mosbindjen civile në terren.
Ata janë njerëzit më të guximshëm që ka kjo tokë ku flitet shqip. Ata janë njerëzit më kurajoz. Ata janë qytetarët e vërtetë dhe shpirti i vërtetë i këtij kombi. Ata dje shpërfillën çdo këcënim e shantazh që narkosi në pushtet i kishte bërë prej kohësh. Ata mbrëmë treguan se u zgjuan. U zgjuan, 12 vite nuk janë pak. 12 vjet që regjimi narkos kishte bërë gjithçka që ti vinte në gjumë, me qëllim likujdimin e tyre.
Ka pasur protesta, PD i ka zhvilluar. Por ajo e djeshmja nuk ishte thjesht protestë. Ishte startimi i mosbindjes civile në terren. Një startim i tillë do kurajo. Ata janë shpresa e këtij vendi dhe Shqipëria prej kurajos dhe dinjitetit të tyre do të shpëtojë nga ky regjim. Ata dje ndezën një rreze shprese që ky vend nuk ka vdekur", tha Noka.