AKTUALITET, 16 Qershor 2025, 13:59

Noka, sherr me Spiropalin: Do të vijë Sara Mila në vendin tënd! Kryeparlamentarja: Ju mungojnë selfie-t nëpër Europë e përtej oqeanit

Noka, sherr me Spiropalin: Do të vijë Sara Mila në vendin

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe deputeti i PD-së, Flamur Noka kanë replikuar gjatë seancës së sotme Parlamentare.

Flamur Noka: E keni kthyer Parlamentin në një noter të çdo akti që vjen nga Sulltani, po ky nuk është funksioni i këtij Parlamenti. Ky Parlament nuk është dyqani juaj që hapet dhe mbyllet kur të doni ju, e funksionon sipas tekave dhe interesave tuaja.

E dimë që nga data 11 Maj ju keni problem funksionimin e Parlamentit sepse demaskimi i farsës, ju ka krijuar problem dhe stres, ndaj keni filluar e ulërisni “po nxini faqen e Shqipërisë”, jo po përralla, jo po dokrra.

Edhe kaq kohë sa je në atë karrige, se sigurisht vjeshta ikën bashkë me vapën dhe do vijë Sara në vendin tënd, përpiqu të ruash dinjitetin e institucionit që përfaqëson.

Elisa Spiropali: E kuptoj që ju mungojnë fotografitë e selfie nëpër Eruopë e përtej oqeanit, por nuk është problemi ynë sepse nuk shkojmë aty, as për foto. Kemi shanse të shumta për të bërë foto, shkojmë për të përfaqësuar Shqipërinë, atë që ju e nxini ku të mundni në ato hapësira të vogla që ju kanë mbetur ndërkombëtarisht.

Por nuk është çështje e këtij Kuvendi.