AKTUALITET, 16 Qershor 2025, 10:19

Afera “Partizani”, Berisha i sëmurë: Ja pse nuk paraqitet në SPAK

Afera “Partizani”, Berisha i sëmurë: Ja pse nuk paraqitet

Kreu i PD-së Sali Berisha nuk është paraqitur sot në SPAK, për shkaqe shëndetësore.

Burime nga selia e PD bëjnë me dije se mungesa e tij lidhet me probleme shëndetësore.

Më konkretisht, kryedemokrati raportohet se po kalon një situatë viroze, që e ka detyruar të qëndrojë i tërhequr nga angazhimet publike ditën e sotme.

Deri tani nuk ka një deklaratë zyrtare nga selia blu apo nga avokatët e tij.

Kujtojmë se Sali Berisha ndodhet në një proces të hapur hetimor dhe është subjekt i masës së sigurisë “detyrim paraqitje” nga ana e Prokurorisë së Posaçme.