AKTUALITET, 16 Qershor 2025, 12:01

U ekstradua nga Zimbabve, GJKKO lë në burg administratorin e inceneratorit të Fierit! Dusha mungon, ndodhet i shtruar në Spitalin e Burgut

U ekstradua nga Zimbabve, GJKKO lë në burg administratorin e

GJKKO lë në burg Loran Dushën, administratorin e inceneratorit të Fierit i shpallur në kërkim ndërkombëtar, që u deportua në fundjavë nga Zimbabve për në vendin tonë nëpërmjet Policisë së Shtetit.

Gjykata ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest me burg” që ishte dhënë në mungesë ndaj tij, teksa ëhstë pjesë e dosjes me 15 të pandehur që po rigjykohen, pasi Apeli prishi vendimin e shkallës së parë, ku Dusha ishte dënuar me 7 vite burgim (4 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar).

Ai ka mbajtur postin e administratorit të inceneratorit të Fierit, ndërsa nuk ishte i pranishëm në senacën e sotme (16 qershor), pasi është shtruar në Spitalin e Burgut, për shkak të problemeve shëndetësore.

Dusha ishte në kerkim prej më shumë se dy vitesh, pasi akuzohet nga SPAK për korrupsion e pastrim parash, në lidhje me hetimet per ndertimin e inceneratorit te Fierit.

Pjesë e kësja dosjeje janë edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako. Dusha akuzohet se ka përfituar financiarisht nga buxheti i shtetit pagesa për punime të pakryera.