AKTUALITET, 16 Qershor 2025, 10:11

Pësoi prerje tek këmbët/ Plagosi me gomone turistin gjerman në Gjipe, arrestohet drejtuesi i mjetit lundrues

Pësoi prerje tek këmbët/ Plagosi me gomone turistin gjerman

Një turist gjerman u godit nga helika e një gomoneje në plazhin e Gjipesë

Në lidhje me këtë incident burime bëjnë me dije se policia ka arrestuar Krenar Velaj, drejtuesin e gomones.

Ngjarja u regjistrua një ditë më parë ndërsa, turisti gjerman pësoi prerje në gjymtyrët e poshtme dhe në shtyllën kurriozore.

Fillimisht ishte drejtuesi i gomones ai që e nxori turistin në breg dhe më pas policia e transportoi në spitalin e Himarës, ku mori ndihmën e parë.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore u dërgua me helikopter te Trauma në Tiranë.