TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në 109-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi nuk la pa përmendur edhe protestën e zhvilluar para selisë së PD.
Teksa vlerësoi rolin e Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm u shpreh se ajo ishte një ngjarje primitive, dhe ku ishte e vështirë të ndaje kufirin ku mbaronte e drejta për të protestuar.
Ai u shpreh se në këtë rast policia dëshmoi se është në nivelet e larta të profesionalizimit.
“Policia zotëron kapacitet të plotë për tu përballur me sfidat për ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Policia ka autonominë në kryerjen e detyrave të saj.
Policia e ka krijuar këtë standard të lartë. Dëshmia e qartë e kësaj ishte menaxhimi i ngjarjes së fundit ku policia tregoi pjekur dhe maturi.
Një ngjarje primitive, një situatë ku ishte e vështire të ndaje kufirin ku mbaronte e drejta për të protestuar.
Policia tregoi dhe dëshmoi që ka një nivel të lartë profesionalizimi.
Jeni ju punonjësit e policisë, dëgjuesit e zërit të njerëzve që me vokacionin tuaj përbëni shtyllën e themelit. Policia e shtetit shqiptar nuk është lëkundur asnjëherë”, u shpreh ndër të tjera Ministri i Brendshëm.