AKTUALITET, 12 Shtator 2022, 08:54

Nis sot viti i ri shkollor, Presidenti Begaj mesazh nxënësve dhe arsimtarëve: Suksese në rrugëtimin e përbashkët drejt dijes!

Nis sot viti i ri shkollor, Presidenti Begaj mesazh nxënësve dhe

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësuesit me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor.

Përmes një postimi në Twitter, Presidenti shkruan se duhet  t’i shndërrojmë bankat e shkollës në instrumentin që do t’i formësojë fëmijët e sotëm në qytetarë të përgjegjshëm të së nesërmes evropiane.

“Iu uroj nxënësve dhe arsimtarëve në të gjithë një vit të mbarë shkollor. T’i shndërrojmë bankat e shkollës në instrumentin që do t’i formësojë fëmijët e sotëm në qytetarë të përgjegjshëm të së nesërmes evropiane. Suksese në rrugëtimin e përbashkët drejt dijes!”-shkruan Begaj.

Sot nis viti i ri shkollor parauniversitar. Këtë vit shkollor pritet të nisin klasën e parë vetëm 29 mijë fëmijë. Sipas të dhënave, numri i nxënësve që nisin klasën e parë është rreth 4% më i ulët se një vit më parë.

Ekspertët e arsimit pohuan se ky numër do të ishte edhe më i ulët nëse Ministria e Arsimit nuk do të kishte ulur kriteret e moshës së pranimit në klasën e parë.