AKTUALITET, 11 Shtator 2022, 20:27

Përplasen makinat në Gjirokastër, dy persona transportohen me urgjencë në spital

Përplasen makinat në Gjirokastër, dy persona transportohen me

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ndërsa në aksident janë përfshirë dy mjete.

Policia thotë se të plagosur kanë mbetur shoferi i një prej makinave dhe një pasagjere, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 19:40, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Subashit”, janë përfshirë në  aksident rrugor automjetet tip “Audi”, “Volkswagen” dhe “Ford”, automjeti tip “Ford” pas përplasjes ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Ford” dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, të cilët u transportuan për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.