AKTUALITET, 11 Shtator 2022, 17:04

Ekstradohet nga Italia i shumëkërkuari Besnik Lamçja, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje

Ekstradohet nga Italia i shumëkërkuari Besnik Lamçja, i
Foto ilustrim

Besnik Lamçja, i shumëkërkuari nga autoritet shqiptare është kapur në Itali dhe është ekstraduar drejt vendit tonë. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit thuhet se 40-vjeçari ishte shpallur në kërkim dhe ishte dënuar me 25 vjet burg për vrasje.

Ai akuzohet për disa vepra penale, “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ekstradohet nga Italia i shumëkërkuari Besnik Lamçja, i

NJOFTIMI I POLICISË

Vijon bashkëpunimi me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Pas marrjes së informacionit nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, për vendodhjen e një personi shumë të kërkuar, si dhe falë shkëmbimit në kohë të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u bë e mundur kapja në Itali dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

– Besnik Lamçja, 40 vjeç.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në datën 27 qershor 2000, në vendin e quajtur “Magazinat e tregtisë”, në rrugën “Siri Kodra”, Besnik Lamçja, në bashkëpunim me shtetasin E. Ç., ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. U.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.