TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i vendit Edi Rama së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi dhe atë të Rinisë dhe Sporteve, Bora Muzhaqi ishin në shkollën “Jeronim de Rada” për t’i uruar nxënësve të klasës së parë suksese.
Në fjalën e tij, Kryeministri tha se një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe aftësimit të të rinjve me programet e kodimit, për ti përgatitur ata për një treg të ri pune.
Një nga mesazhet që dha për vogëlushët ishte që të bënin “qejf dhe punë”.
“Do të shtrijmë më tutje gjithë programin e kodimit, në mënyrë që të krijojmë një shtresë të re, e cila ka filluar të formësohet, por ne ta nxisim që në dy apo tre vite të kemi të rinj që janë formësuar me një treg tjetër, atë të punës online që ka të ardhura shumë të larta.
Suksese, dhe bëni qejf edhe punë”, u shpreh Rama.