AKTUALITET, 27 Shkurt 2025, 10:43

Nis hetimi/ U prezantua si efektiv dhe kërcënoi me armë punonjësit e Policisë Bashkiake, arrestohet 39-vjeçari

Nis hetimi/ U prezantua si efektiv dhe kërcënoi me armë

Një 39-vjeçar është arrestua nga policia në Durrës, pasi ka kërcënuar me armë sportive punonjësit e Policisë Bashkiake.

Siç njoftojnë blutë, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale G.K., i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë sportive pistoletë, punonjësit e Policisë Bashkiake.

Gjithashtu ai u ishte prezantuar punonjësve të bashkisë si oficer i strukturave ligjzbatuese.

Njoftimi i policisë Durrës

Kanosi me armë sportive, punonjësit e Policisë Bashkiake, duke u prezantuar si oficer i strukturave ligjzbatuese, Policia kap dhe vë në pranga 39-vjeçarin. Sekuestrohet arma sportive (pistoletë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë sportive pistoletë, punonjësit e Policisë Bashkiake, duke u prezantuar si punonjës i strukturave ligjzbatuese.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.