TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Athinë, me pasojë plagosjen e tre personave.
Mediat fqinje raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Voulas, ku një person ka hapur zjarr drejt një furre buke, në kryqëzimin e rrugëve “Ermou” dhe “Proodou 42”.
Nga breshëria e plumbave kanë mbetur të plagosur dy shtetas shqiptarë dhe një iraken, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital. Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, ku deri më tani është sekuestruar një thikë.
