AKTUALITET, 22 Janar 2022, 17:25

Basha pritet me protestë në Durrës: Turp, je njeri i Ramës

Basha pritet me protestë në Durrës: Turp, je njeri i Ramës

Kryetari i shkarkuar i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protestë në qytetin e Durrësit, teksa ndodhet këtë pasdite në qytetin bregdetar për një takim me strukturat dhe qytetarët.

Kanë qenë mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët janë mbledhur në protestë kundër Bashës.

“Lulzim Brava, peng i qeverisë”, “Lulzim Brava ka marrë 44 mijë vota për ta larguar”, “Turp. Hodhe gaz kundër nesh. Je i shitur, je njeri i Ramës. Basha ik. Rama ik”, ishin disa nga thirrjet e grupit të demokratëve kundër Lulzim Bashës.