AKTUALITET, 22 Janar 2022, 17:12

Dhjetë të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet

Dhjetë të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet

Policia e Tiranës ka zhvilluar një aksion gjatë orëve të fundit, duke çuar pas hekurave dhjetë shtetas dhe proceduar penalisht dy të tjerë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. F., 24 vjeç, J. I., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë;

– D. H., 22 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt dhe pa leje drejtimi, dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva. Gjithashtu, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë gjatë kryerjes së veprime procedurale;

– K. L., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. N., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– A. I.,36 vjeç, pasi ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. Rr., 68 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën;

– D. M., 34 vjeç, P. D., 45 vjeç dhe M. K., 45 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– E. T., 33 vjeç, I. U., 22 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, pa leje drejtimi.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin E. Xh., 36 vjeç, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë imitim pistoletë zhurmuese me disa fishekë dhe një mjet prerës (thikë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë proceduan penalisht shtetasin R. R., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit në ambientin në pronësi të tij, nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale fishekë luftarakë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.