TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Klodian Çalamani mësohet se është autori i krimit makabër në Fier, i cili pasi mori peng një fëmijë tetë vjeç, e groposi duke i shkaktuar atij vdekjen. 38-vjeçari nuk është një emër i panjohur për drejtësinë.
Banorët e fshatit Greçalli u shprehën se fqinji që kreu krimin, Klodian Çalamani, ishte përdorues droge dhe autor i një tjetër pengmarrje. Disa vite më parë ai kishte marrë peng edhe një vajzë 16-vjeçe.
Rezulton se në vitin 2012, Klodian Çalamani, në bashkëpunim me shtetasin Florian Vasiu, ai mori peng dhe torturoi për 20 minuta një fqinje në moshë të mitur
Ngjarja e sotme ishte një tragjedi e paralajmëruar.
NJOFTIMI I POLICISE
Sot rreth orës 15:30 është bërë njoftim nga shtetasja F. V se nuk është kthyer në banesë djali i saj i vitlindjes 2013.
Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë shpalljen në kërkim dhe në mënyrë të menjëhershme nga veprimet në terren, duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, kanë marrë informacion, kanë punuar në grumbullim dhe administrim të provave dhe kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.
Mbi bazën e vlerësimit të provave, në banesën e shtetasit K. Ç., 38 vjeç, pas kontrollit, është bërë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë.
Menjëherë është bërë kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po punohet për kryerjen e veprimeve të plota procedurale, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motive të saj.
Klodian Çalamani nuk është një emër i panjohur për drejtësinë
Rezulton se në vitin 2012 në bashkëpunim me shtetasin Florian Vasiu, Klodian Çalamani mori peng dhe torturoi për 20 minuta një fqinje në moshë të mitur. Florian Vasiu kishte ngacmuar në mënyrë të përsëritur vajzën që asokohe ndiqte vitin e dytë në gjimnazin “Perikli Ikonomi” në Fier.
Bezdisjet e herëpashershme që Floriani kishte kryer ndaj 16-vjeçares N.R., ishin pikasur nga i dashuri i saj, E.N. nga Fieri, i cili e ka takuar të dënuarin dhe i ka thënë që të mos e shqetësonte më. Fill pas këtij momenti ka ndërhyrë Klodian Çalamani dhe i ka ndarë.
Floriani dhe Klodiani, planifikuan torturat e fqinjes së mitur, duke e kërcënuar se do t’ia shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit të saj, pikërisht gjoksin, duke ia prerë me biçak.
Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit rezultoi se për të arritur qëllimin e tyre, një prej të dënuarve, Klodiani, ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten.
Dy të rinjtë u dënuar nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal.