AKTUALITET, 18 Shkurt 2022, 21:41

“Mercenarë shqiptarë në Ukrainë”, Ministria e Jashtme hedh poshtë deklaratat e Lavrov, notë proteste për ambasadorin rus në Tiranë

“Mercenarë shqiptarë në Ukrainë”, Ministria e

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë hedh poshtë deklaratën e ministrit rus Sergei Lavrov. Kreu i diplomacisë ruse deklaroi sot se ka dyshime që në Ukrainë ndodhen “mercenarë shqiptarë”.

“MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë. Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit”, thuhet në deklaratën e ministrisë.