AKTUALITET, 2 Dhjetor 2023, 21:52

VIDEO/ Atentat në Lezhë, plagoset kushëriri i Ardian Nikulajt

VIDEO/ Atentat në Lezhë, plagoset kushëriri i Ardian Nikulajt

Një person ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Lezhë pas disa të shtënave me armë zjarri.

Mësohet se i plagosuri është Eno Nikulaj, i cili është qëlluar me kallashnikov mbrëmjen e sotme.

Eno Nikulaj është djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt, biznesmenit që u vra disa muaj më parë në Shëngjin.

Dyshohet se ky atentat ka ardhur si pasojë e gjakmarrjes, arsye për të cilën u vra edhe biznesmeni Nikulaj në prill të këtij viti nga një grup personash me pagesë.