AKTUALITET, 26 Nëntor 2021, 22:38

Ngjarja në Deçan/ Meta: Thellësisht i tronditur nga ky akti kriminal, autoret të marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor

Ngjarja në Deçan/ Meta: Thellësisht i tronditur nga ky akti
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ngjarjen tragjike në Deçan të Kosovës ku gjatë një sulmi me armë ndaj një autobusi me nxënës humbën jetën 4 persona.

Me një reagim në Facebook presidenti Meta shprehet se është i tronditur nga akti kriminal në Gllogjan të Deçanit. Ai u ka uruar ngushëllim të plagosurve ndërsa ka bërë apel për kapjen e autorëve.

“Thellësisht i tronditur nga akti kriminal në Gllogjan të Deçanit, ku sipas të dhënave paraprake raportohet për tre humbje jete dhe një të plagosur.

Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin e plotë familjeve të të vrarëve dhe të gjithë popullit të Kosovës, duke bashkëndarë me ta dhembjen e madhe për këtë ngjarje shumë të rëndë.

Të lënduarit i uroj shërim sa më të shpejtë dhe përgëzoj ekipet mjekësore për përkushtimin dhe profesionalizmin, që po dëshmojnë! Kam besimin e plotë se institucionet përgjegjëse dhe drejtësia në Republikën e Kosovës do të zbulojnë sa më parët autorët, që meritojnë ndëshkimin më të ashpër ligjor”- shkruan Meta.