AKTUALITET, 26 Nëntor 2021, 17:25

'Foltorja' e Kurbinit, një minutë heshtje për viktimat e tërmetit, Berisha: Krim shtetëror!

'Foltorja' e Kurbinit, një minutë heshtje për viktimat

'Foltorja' e Kurbinit nisi me një minutë heshtje në nderim të 51 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit 2019. 

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi qeverinë se ishte ajo përgjegjëse për viktimat e tërmetit, duke deklaruar se ngjarja ishte krim shtetëror. 

"Një qeveri e papërgjegjshme i la banorët në ato pallate. Qeveria konstastoi banesat e pabanueshme në tërmetin e parë. 51 qytetarë humbën jetën më pas. Këto banesa dolën yë pabanueshme në tërmetin e parë.

Ky është një krim i mirëfilltë shtetëror.

Asnjë zyrtar nuk ndodhet para ligjit për viktimat, dhe ky është një krim i dytë. Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje", u shpreh Berisha. 

Lideri historik demokrat tha gjithashtu se qindra familje sot janë pa strehë dhe jetojnë në çadra.