TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentimin e eskortës së Sali Berishës në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras.
Makina ku udhëtonte Sali Berisha dhe tre të tjera shoqëruese të tij po udhëtonin njëra pas tjetrës në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras pas takimit të Foltores në Kurbin.
Një makinë e cila ka dalë nga një karburant është futur kundërvajtje në autostradë duke dalë ballë për ballë me vargun e makinave të eskortës së Sali Berishës.
Raportohet se makina udhëtonte ish-kryeministri ka mundur të devijojë pa u aksidentuar po kështu kanë mundur të shmangen edhe tre makinat e tjera shoqëruese, ndërsa makina e katërt ka frenuar fort.
Për pasojë, makinën e katërt të eskortës së Berishës e ka goditur një tjetër makinë nga pas.
Drejtues mjetit me targa kosovare është Ard Mulliqi dhe drejtuesi tjeter Sali Lozi.
Kurbin/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës deputetit S.B.
Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.