AKTUALITET, 26 Nëntor 2021, 17:42

Berisha: Edvin fundin e ke afër, do të pësosh fatin e Fatos Nanos! Bëj gati valixhet për Beograd, merr edhe Lul pengun

Berisha: Edvin fundin e ke afër, do të pësosh fatin e Fatos

Nga 'Foltorja' e Kurbinit Sali Berisha numëroi dështimet e qeverisë Rama dhe heshtjen e opozitës së Lulzim Bashës. 

Ai i kujtoi Edi Ramës paralajmërimin e bërë për Fatos Nanon kur ishte kryeministër, ndërsa shtoi se vlen edhe për të: "Bëj gati valixhet dhe largohu në Beograd, se në Shqipëri nuk ke vend më". 

"Situata në vend është kritike, por është kjo situatë që gjëmoi si një thirrje e brendshme në ndërgjegjen tonë, të mbarë demokratëve në Shqipëri të bashkohemi në një lëvizje të fuqishme për rithemelimin e PD, për shndërrimin e saj në opozitën më të fuqishme që ka njohur Shqipëria.

Edvin, fundin e ke të afërt, ja ku është Kurbini në këmbë, mjerë ti çfarë do heqësh. Edvin atë paralajmërim që i pata bërë Fatos Nanos po ta bëj edhe ty nga kjo sallë, fatin e tij do të pësosh nga burrat dhe gratë e Kurbinit e të gjithë Shqipërisë, bëj gati valixhet dhe nisu për në Beograd, në Shqipëri nuk ke vend.

Mos harro të marrësh me vete edhe Lul-pengun, edhe pse nuk të bie mendja për të kur t'ia mbathësh vetë. Ky entuziazëm që buron nga shpirti juaj, idealet dhe zemrat tuaja, është energjia e shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve, është drita e shpresës, siç do të thoshte një demokrat në Mat, është dielli im thoshte ai, dhe u drejtohej analistëve, mos ma gjuani diellin me gur. Dielli ynë do të verbojë të gjithë ata që do tentojnë ta shuajnë atë", tha Berisha.