AKTUALITET, 11 Prill 2025, 09:44

Aksidenti/ Përplasen dy automjete në Berat: Një nga dy shoferët përfundon në gjendje të rëndë në spital

Aksidenti/ Përplasen dy automjete në Berat: Një nga dy

Një aksident i rëndë nga ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat, në fshatin Moravë.

50-vjeçari E.I një prej dy drejtuesve raportohet se është një gjëndje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i Policisë

"Informacion paraprak/Rreth orës 07:30, në fshatin Moravë, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin F. P., 31 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin E. I., 50 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar 50-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të rastit."