TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Jo nuk është aspak e vërtetë, sajesë e fabrikuar për interesa personale”.
Kështu i është përgjigjur Lulzim Basha akuzave të bëra nga kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi lidhur me zgjedhjet e reja që do të bëhen për të zgjedhur drejtuesin e ri të forumit rinor të PD-së.
Shpallja e zgjedhjeve për FRPD-në u kundërshtua nga kryetari aktual, Belind Këlliçi i cili deklaroi se ky vendin erdhi pasi ky i fundit mori pjesë në “Foltoren” e Berishës.
“Për herë të parë FRPD nën drejtimin tim ka zhvilluar zgjedhje me një anëtar një votë. Për fat të keq prej dy vitesh mandati i kryetarit ka skaduar dhe sërish të rinjtë dhe të rejat do të zgjedhin me një anëtar një votë kryetarin.
Asgjë nuk mund të pengojë PD të zbatojë normat statutore të demokracisë dhe aq më pak interesat personale të pengojnë funksionimin e parimeve të tilla”, tha Basha.
Ndërkohë kreu i PD ka mbledhur grupin e punës për procesin zgjedhor në Forumin Rinor të Partisë Demokratike.