AKTUALITET, 10 Tetor 2023, 12:25

Izraeli në luftë me Hamasin, 11 shqiptarë janë kthyer në Shqipëri përmes një fluturimi të organizuar nga Mali i Zi

Izraeli në luftë me Hamasin, 11 shqiptarë janë kthyer

Ministria e Jashtme ka njoftuar se 11 shqiptarë janë kthyer nga Izraeli në Shqipëri. Ata kanë udhëtuar përmes një fluturimi të organizuar nga Mali i Zi.

"11 shtetas shqiptarë kanë udhëtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Izraeli për në Shqipëri përmes një fluturimi të organizuar nga Mali i Zi. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vijon të shohë të gjitha mundësitë dhe është në kontakt edhe me ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre."- thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Në një video të publikuar në MEPJ, qytetarët tregojnë vështirësitë dhe ndihmën e marrë nga ambasada shqiptare në Izrael.