TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka sekuestruar arsenal armësh zjarri në Fier. Pas një pune të mirëfilltë hetimore, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë zbuluan një vend në të cilin 30-vjeçari i arrestuar gjatë operacionit të koduar “Risku”, kishte fshehur një arsenal tjetër armësh.
NJOFTIMI I POLICISE
Vijon operacioni policor i koduar "Risku".
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier gjejnë dhe sekuestrojnë 1 tjetër arsenal armësh zjarri.
Pas një pune të mirëfilltë hetimore, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë zbuluan një vend në të cilin 30-vjeçari i arrestuar gjatë operacionit të koduar “Risku”, kishte fshehur një arsenal tjetër armësh.
Në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
-1 mitraloz të lehtë me fishekë në fole;
-20 krehra armësh zjarri pistoletë, të ndryshme;
-1krëhër automatiku;
-2 bomba dore (granata difensive);
-1 sasi të madhe municioni të kalibrave të ndryshëm;
-1 sasi fishekësh pistolete, të prodhuar në mënyrë artizanale;
-1 pistoletë gjurmëlënëse;
-2 radio si të Policisë;
-3 krehra disk për mitralozë të lehtë;
-5 celularë;
-1 GPS.
Më herët, 30-vjeçarit, Policia i gjeti dhe sekuestroi 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.
Marerialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.