AKTUALITET, 4 Nëntor 2023, 20:46

Nesër protestë pro-palestineze në Tiranë, do të bëhet thirrje për ndalimin e luftës

Nesër protestë pro-palestineze në Tiranë, do të

Ditën e nesërme në 5 Nëntor është planifikuar dhe njoftuar në Tiranë një protestë pro-Palestinës. Tubimi është ndërrmarë nga 6 shoqata të cilat janë “Mexhlis”, “Ardhmëria”, “Thirrja në Mirësi”, “Tumed” dhe “Qendra për Kulturën Islame Evropiane” dhe “Ensar”. Tubimi do të nisë në orën 12:00, në sheshin Skënderbej dhe më pas do të marshohet deri në sheshin Nënë Tereza.

“Në këtë tubim do të bëhet thirrje për ndalimin e luftës, ndalimin e masakrave, genocidit dhe spastrimit etnik që po bëhen ndaj popullit palestinez në Gaza. Tubimi do të jetë konform ligjit dhe për të është bërë njoftimi i nevojshëm pranë organeve kompetente”, njoftojnë organizatorët.

Kujtojmë një protestë e tillë është zhvilluar edhe rreth para tre javëve në kryeqytet ku dhjetëra qytetarë, mes të cilëve  të moshuar e fëmijë, tubuan në sheshin Skënderbej, në përkrahje të popullit palestinez në Rripin e Gazës.