TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, ka replikuar sot në Kuvend me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit përmendi një lapsus të tij.
Xhaferaj tha me sportivitet se lapsusi ‘Do përmirësojë cilësinë e diellit’, ishte i para shumë viteve, ndërsa solli në vëmendje raportin e DASH, që sipas tij Ramës i dogji shumë.
“I nderuar zoti kryeministër i vendit tim, të falënderoj se u bënë dy raste kur më përmend një lapsus të para dhjetë vitesh. Si në rastin e parë dhe në të dytin ju kam thënë se si po e bëni Shqipërinë dhe ti më kthehesh me një kundër argument me një lapsus.
Ndihem mirë, se e mbylle fjalimin me një thënie të Amerikës. Para dy muajsh doli një raport nga SHBA, që e quajtët copy paste, që detyronte DASH që të bënte këtë raport. Aty ka pasur një shprehje që ju ka ‘djegur’ shumë. Qeveria shqiptare dhe grupet kriminale, kanë kërcënuar gazetarët. Edi Rama dhe Emiljano Shullazi kanë kërcënuar gazetarët. Ky jeni ju!”, tha Xhaferaj.