TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në sallën e Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti kërkoi që PS të shkëputet nga krimet e komunizmit. Sipas tij, së paku PS-ja duhet të kishte nderuar figurat e kryengritjes më të ashpër ndaj diktaturës, asaj të Qafë-Barit.
Deputeti demokrat tha se kur vetë jetonte në kasolle i internuar, Rama ishte në mes të Tranës. Alizoti nuk heziton t’i kujtojë kryeministrit privilegjet e Partisë së Punës, ndërsa mori duartrokitjet e deputetëve demokratë.
“Kur unë jetoja në kasolle ju ishit në mes të Tiranës. Jo se kishit faj. Shqipëria duhet t'i respektonte, Pal Sokolin…Po të mos ishte Partia e Punës ju dhe Olsi do të shpërndanit çadra në Dhërmi dhe Vuno.
Ju të paktën duhet për dy fisnikë që sfiduan diktaturën, ti nderonit. Sepse kjo parti e majtë është pronë kombëtare duhet të shkëputet nga krimet e komunizmit, por edhe arroganca juaj.
Kjo arroganca juaj ndonjëherë ju bën edhe injorant. Unë do vahdoj tju dëgjoj dhe do pi një kafe për qejfin tim”, tha Alizoti.