TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Neritan Sejamini thotë se pushteti po i ndalon Partisë Demokratike të hyjë në zgjedhje, duke përdorur drejtësinë dhe duke mbajtur peng logon, ngjarje e paprecedentë që shënon fundin e pluralizmit politik në Shqipëri.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Sejamini deklaroi se pluralizmi politik nuk mund të ekzistojë kur partive, apo qoftë edhe një individi u ndalohet hyrja në zgjedhje.
"Anëtarët e PD e kanë bërë të qartë se kush janë drejtuesit e PD. Ti mohosh një partie politike të marrë pjesë në zgjedhje, është fundi i pluralizmit politik. Është dëmtim i rëndë i demokracisë dhe pluralizmit politik. Kjo nuk vendoset nga individë në mënyrë autokratike. Edhe nëse një individi i mohohet të marrë pjesë në zgjedhje, shkatërrohet demokracia, jo më një partie politike", deklaroi Sejamini.
Analisti u ndal edhe te fakti se Lulzim Basha edhe pse ka dhënë dorëheqjen, nuk e ka bërë këtë zyrtarisht dhe ka firmosur për të caktuar komisionerë të PD-së për zgjedhjet lokale.
"Në gjyaktë sot i regjistruar është Lulzim Basha dhe KQZ njeh këtë si autoritet. Zoti Basha nuk ka hequr dorë zyrtarisht dhe ligjërisht nga të qenurit kryetar partie. Pse kjo çështje është e rëndësishme? Është parimi bazë i demokracisë, partitë janë makineri elektorale, ekzistojnë për të vajtur vetëm në zgjedhje. Ajo që po i ndodh PD, nuk po i lejojnë të ushtrojë të vetmin funksion, të hyjë në zgjedhje.
Është normale që sot është i regjistruar si kryetar zoti Basha? Të shkojë dhe të paraqesë zyrtarisht dorëheqjen", deklaroi Sejamini.