TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për herë të parë për audio-regjistrimin me Edi Ramën me 4 janar 1991. Kreu i PD thotë se nuk e di nga ka dalë ai përgjim, por e konsideron atë ta paligjshëm.
Berisha thotë se Rama nuk ka qenë protagonist, ndërsa shprehet se në atë kohë ai nisi një lëvizje në Universitetin e Arteve, por dy të deleguarit e PD i kthyen kundër të gjithë sallën.
Më pas tregon Berisha, Rama krijoi një parti, pa asnjë dimension elektoral.
Berisha: Për atë përgjim unë u njoha para disa muajsh kur ma tha Fevziu. Unë e quajta një gjë të paligjshme përgjimin. Por nëse do me thoshte Fevizu a ta publikoj, unë do thosha po.
Rama nuk ka qenë protagonist. Ata që mendojnë se ka qenë protagonist gënjejnë.
Ai erdhi, filloi një aktivitet në arte ku dy të deleguar të PD i shkuan dhe i dolën ballë për ballë dhe ja kthyen sallën kundër dhe pastaj Rama krijoi një parti e quajtur Kristianoislamike, një parti pa asnjë domethënie elektorale. Kjo është e vërteta e Edi Ramës. Rama ka një dimension tjetër, radikalizmi.
Pyetje: Ai përgjim a ishte bërë nga Rama?
Berisha: Nuk e di nga kush, por ishte përgjim i paautorizuar.