TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Neritan Sejamini ka folur për kalimin e bujshëm të deputetit Agron Çela nga Partia e Lirisë në Partinë Socialiste.
Sejamini e shpjegon këtë kalim me "korruptimin dhe kooptimin" që Edi Rama u bën deputetëve dhe njerëzve të biznesit.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini deklaroi se Agron Çela e do politikën vetëm për biznes dhe nuk ka asnjë lidhje tjetër me të, sepse ai nuk është një deputet aktiv dhe nuk bën asgjë në parlament, duke patur aktivitet publik minimal.
"Këta janë në një tjetër lloj loje, sipërmarrje, biznesi, parash, loja e pushtetit. Taktika që përdor zoti Rama, është një taktikë e njohur, e kooptimit dhe korruptimit. Kooptimi, ta bësh menjëherë nga hiçi anëtar të grupit të vet, korruptimi t'i japësh privilegje. Rama koopton dhe korrupton, sjell njerëz të rinj, për të marrë vota.
Kjo është e gjitha lojë elektorale, taktikë elektorale për zgjedhjet që kemi përpara. Është lojë numrash. Zoti Rama në këtë lojë, ka më shumë mundësi, sepse korrupton dhe koopton. Ka çfarë të ofrojë dhe si të paguajë, ka privilegjet, akseset, etj.
Pse e do Rama zotin Çela? Sepse ai jep vota ose para. Pse i ka këto vota zoti Çela? Sepse ja japin qytetarët. Pse ja japin? Sepse zoti Çela, i jep atij diçka. Në logjikën më të thjeshtë, kjo diçka është më e rëndësishme se ajo që mund ti japë opozita qytetarit. Mosbesimi ndaj opozitës është aq i madh, sa njerëzit marrin më mirë 50 euro.
Pse e do Agron Çela politikën? E do për biznes. Ai nuk zhvillon aktivitet politik. Ai është në parlament dhe nuk bën asnjë aktivitet, nuk flet, nuk jep kontribut. Ky partinë nuk e do për aktivitet politik, por për dicka tjetër, për biznes. Qeveria jep dicka, sepse qeveria është klienteliste, nuk zbaton rregullat e lojës. Nuk kemi as demokraci, as liri ekonomike të tregut.
Zoti Çela po humbet imazhin publik dhe merr dicka më të madhe, privilegje biznesi", deklaroi Sejamini.