TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar situatën brenda PD, ndërsa la të kuptohet se ish-kryetari Lulzim Basha vazhdon të ketë ende ndikim në veprimet e Alibeajt. Sipas Salianjit, Basha është shkarkuar, por nuk ka ikur dhe i lëviz fijet si kryetar.
“Lulzim Basha nuk ka ikur nga PD asnjë moment. Është shkarkuar, por nuk ka ikur. E ke akoma aty, i lëviz fijet si kryetar ai. Nëse Lulzim Basha të bëjë partinë e vet, të krijojë një parti, një formacion me tezat që ka, por nuk mund të merret peng një parti me procese proceduriale tashmë”, tha Salianji në emisionin “Opinion”.
Salianji thekson se demokratët duhet të gjejnë një zgjidhje të dalin me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore, pasi ne te kundert favorizohet direkt Edi Rama.
“Duke qenë se jemi në këto kushte ku PD apo gjithë opozita është vetëm pak javë para zgjedhjeve, e ku ka 1 kandidat të dalë nga primaret dhe kandidatë të tjerë që dalin nga xhepi, unë jam nënkryetar i grupit parlamentar, nuk ka një proces nuk ka një interes për të pasur një provë. Jemi bërë një grup deputetësh, është çështje zgjidhje. Së pari me njëri-tjetrin, së dyti për të dalë me kandidatë të përbashkët. Opozita, po e marrim pjesën në të cilën unë jam sot, ka shanse, ka njeri në këtë vend që besoj që kjo parti që ka marrë me sigël me mbështetje ndërkombëtare, ka marrë thuajse 13-14% të votave, do mundi sot kandidatët e Edi Ramës? Jo. Nëse ne nxjerrim kandidatë apo PD apo një pjesë dhe nxjerrim kandidat tjetër, atëherë… Duhet t’i biem në kokë problemit. Ky është favorizim i drejtpërdrejt që i bëhet Edi Ramës. Kemi mundësi prapë të gjejmë zgjidhje, të ulemi të diskutojmë”.
Ervin Salianji mendon se zgjidhja e problemit brenda PD-së fillon pikë së pari duke u ulur deputetët në tavolinë.
“Nëse flitet për bashkim, ulen njëherë deputetët. Nuk mblidhemi sepse nuk ka vullnet. Unë po them kush e pret zgjidhjen nga Rama, Rama këtë do që ta mbajë peng. Çështja gjyqësor e PD do zgjasi 5 vite nëse doni ju. Zgjidhja do ishte të ulemi të gjithë me njëri-tjetrin, nëse kjo është çështje parimore për mua ka rënë. Këtu jemi në kushtet që po bëhet fjalë për interesa me karrierë personale”.