TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ergys Mërtiri thotë se shumicën në Partinë Demokratike, nuk e ka Sali Berisha edhe pse ai fitoi shumë më tepër vota se "PD e vulës" në 6 mars edhe pa patur logon zyrtare të PD.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Mërtiri deklaroi se Edi Rama po ndihmon Sali Berishën dhe jo Enkelejd Alibeajn.
"Unë mendoj se shumica e anëtarësisë nuk është me zotin Berisha dhe as me zotin Basha.
Edi Rama po mban Sali Berishën. Për mua, Shkodrën ja ka dhënë vetë Sali Berishës për t'i dhënë legjitimitet. Vonesa që po bën gjykata i shërben Sali Berishës. Duke e vonuar, Sali Berisha ka marrë revanshin.
Apeli që po vonon zgjidhjen, e lejon Berishën të vendosë gjithë politikën shqiptarë para faktit të kryer.
Shoh që oligarkët e zotit Rama dhe mediat e zotit Rama, mbrojnë zotin Berisha", deklaroi Mërtiri.