AKTUALITET, 2 Nëntor 2023, 16:53

Nën akuzë për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, arrestohet në Fushë-Krujë Ermir Tufa

Nën akuzë për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, arrestohet

Arrestohet në Fushë-Krujë i akuzuari për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në vitin 2021, Ermir Tufa. Arrestimi është kryer nga Forcat e Policisë Operacionale.

Kujtojmë se Shkëlzen Kastrati, 40 vjeç u ekzekutua paraditen e 1 shkurtit pranë Rrethit në fshatin Sheq në Fier.

Ai u qëllua nga një makinë tip Range Rover, që pas vrasjes u gjet e djegur te Mbikalimi i Baltzës.