AKTUALITET, 2 Nëntor 2023, 15:29

Investigimi i BBC/ Genc Burimi: Masa që mund të marrë KE për Lulzim Bashën

Investigimi i BBC/ Genc Burimi: Masa që mund të marrë KE për

Rrjeti britanik, BBC, publikoi këtë të enjte një investigim të gjatë mbi disa kompani guaskë ruse, ku ka dyshime që lobimi i kryedemokratit Basha në SHBA në vitin 2017 të jetë financuar prej tyre.

Analisti Genc Burimi në një intervistë për Euronews tha shprehur se pas publikimit të artikullit nuk beson që Këshilli i Evropës do të vazhdojë bashkëpunimin me Lulzim Bashën, i cili aktualisht është reporter për konfiskimin e aseteve të Kremlinit. Më tej theksoi se nga ana tjetër Basha, po mbrohet nga Amerika në lidhje me këtë çështje.

“Bardhi ndryshe nga Salianji përfaqëson shumicën e deputetëve në PD. Artikulimi i Bardhit ka një fuqi më të madhe se Berisha dhe Salianji. Shkrimi i BBC nuk vihet në diskutim është një media e pavarur. Për mua i vetmi dëm për Bashën është shkrimi i BBC që do të paraqitet te ndërkombëtarët në një kohë që Basha është reporter për konfiskimin e aseteve të Kremlinit. Këshilli i Evropës nuk do të vazhdojë më me Bashën. Por nga ana tjetër Bashën e mbron Amerika dhe SPAK. Amerikanët nuk mund të heqin dorë nga Basha sepse po ra Basha do të kthehen nga Rama. Kjo është fatkeqësia. Bardhi sot duhet të hap sytë”, -tha ai.